Topalli i kërkon shpjegime Bashës: Jep llogari për paratë e lobimeve offshore, në PD nuk ka pasur…

SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka komentuar sulmet e fundit të drejtuara drejt kreut aktual të PD-së për lobimet në SHBA.

Ajo ka kërkuar nga Basha që të zbulojë burimin e të ardhurave dhe të mos shtojë edhe më tepër konfuzion për kanalet në të cilat kanë kaluar paratë.

topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, tha se paratë janë lëvizur nga Lulzim Basha dhe është përgjegjësi e tij të sqarojë burimin dhe kanalet si janë kryer pagesat drejt kompanive offshore.

 

“Të deklarohet burimi i të ardhurave për paratë që kanë kaluar në firma lobimi offshore. Nuk ka sqaruar asgjë. Basha ka shtuar konfuzionet dhe paqartësitë për kanalet në të cilat kanë kaluar paratë. PD nuk mund të mbajë kosto tjetër dhe akuza kur flasin për para në offshore. Një gjë është themelore, ai duhet të sqarojë, ai ia ka borxh PD-së të sarojë. Ai ka lëvizur para, në atë kohë që kam qenë në grup parlamentar, në kryesinë e PD nuk ka pasur vendim për këtë gjë.

Vendimet për lëvizjen e parave nuk janë marrë si vendime të forumeve të Partisë Demokratike. Janë vendime private të z.Basha. Çfarë janë këto firmat offshore dhe pse nuk i koordinojnë shifrat, ndryshe i paraqet shifrat kompania Muzin dhe ndryshe thotë Lulzim Basha, vendos një pikëpyetje të madhe dhe dyshime të errëta.

Të vendosësh mbi PD-në re kaq të zeza për para që s’ua dimë burimin, është imediate, nuk ka pse t’i hedhë baltë tjetër PD-së, Lulzim Basha të dalë dhe të sqarojë” tha Topalli në një intervistë për Radio Shkodra”.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.