Toni Kros njofton largimin nga kombëtarja gjermane: Ishte e qartë që nuk do të isha për…

Jul 2, 2021 | 14:54
SHPËRNDAJE

Toni Kros është tërhequr zyrtarisht nga kombëtarja e Gjermanisë. Mesfushori i Realit të Madridit ka njoftuar vetë me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” këtë vendim.

KROS GJERMANIA

Kros ka luajtur për kombëtaren gjermane në 106 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 17 gola. Një lajm i trishtë ky për pancerat pasi humbasin një nga mesfushorët më të mirë në historinë e kombëtares gjermane.

POSTIMI I TONI KROS –

“Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë. Nuk do të ketë një herë tjetër.

Unë këtë vendim e kisha marrë për tu tërhequr pas këtij turneu disa kohë më parë. Ishte e qartë për mua për një kohë të gjatë se nuk do të isha në Kupën e Botës 2022 në Katar.”


PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura