Tjetër sulm terrorist në Turqi, një grua mbetet e vrarë, plagosen dy policë

Apr 1, 2015 | 18:14
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë hapur zjarr mbi godinën e policisë në Fatih, Turqi. Policia iu përgjigj zjarrit duke vranë një nga sulmuesit, e cila rezultoi të ishte një femër e pasijur bomba të fshehur në trupin e saj. Lajmi është konfirmuar nëpërmjet “Twitter” nga guvernatori i qytetit, Rengin Arslan. Agjencia e lajmeve turke Anadolou tha se sulmuesi tjetër arriti në fillim të largohej, por më pas mbeti i plagosur nga agjentët e policisë.  Gjatë të shtënave mësohet se janë plagosur edhe dy policë.

Vendi ku ndodhi sulmi

Ndërkohë, një tjetër incident u shënua këtë mëngjes në Turqi kur një person i armatosur hyri në selinë e partisë AKP të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Forcave speciale turke, pas rreth gjysmë ore tensioni, hyri në ndërtesë dhe e arrestoi. Gjatë këtij operacioni thuhet se nuk ka pasur lëndime. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura