Tjetër pakt PD-LSI në Kuvend, Basha i jep Kryemadhit…

Oct 5, 2017 | 14:28
SHPËRNDAJE

Parlamenti i Shqipërisë priret të miratojë sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ndonëse ngritja e komisionit ishte një kërkesë e opozitës, shumica parlamentare ka dhënë dakordësinë që në fillim për miratimin e një sërë ndryshimesh në Kodin Zgjedhor.

basha kryemadhi

Kur kanë ngelur edhe 24 orë nga votimi i komisionit në Kuvend, maxhoranca dhe opozita kanë dakordësuar gjithçka mes tyre, me përjashtim të numrit të anëtarëve, që do të jenë pjesë e komisionit. Burime nga dy forcat kryesore politike pohojnë për “Panorama”, se Oerd Bylykbashi do të jetë bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore me propozim të PD. Bylykbashi mban në PD edhe postin e nënkryetarit të Grupit Parlamentar për reformat dhe komisionet ad-hoc. Ndërkohë që PS do të propozojë për bashkëdrejtimin e komisionit, ish-ministrin Bledi Çuçi.

Numri i anëtarëve në Komision do të përcaktojë edhe hapësirën që PD do t’u lejojë aleatëve të saj opozitarë në këtë komision. Përmes një dakordësie me PD, është vendosur që edhe LSI si forcë opozitare në Parlament, të ketë anëtarin apo anëtarët e saj në komision. Nëse komisioni do të ketë 6 anëtarë të propozuar nga opozita, 2 prej tyre do të jenë emra të LSI-së.

Burime nga selia blu, bëjnë me dije se kreu i opozitës, Lulzim Basha, u ka premtuar përfshirje në komision aleatëve të tij në kampin e djathtë. Kërkesa kryesore e PD-së në këtë reformë është votimi dhe numërimi elektronik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura