Zbardhet kallëzimi i ILDKP për Frrokun: Nuk deklaroi burimin e pasurisë prej 2.9 milion USD

Apr 3, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i ka bërë kallëzim penal deputetit Mark Frroku pasi nuk ka treguar burimin e krijimit të një pasurie prej 2.9 milion USD (350 milion lekë të reja).

Kreu i ILDKP, Shkelqim Ganaj dhe deputeti Mark Frroku

Burime zyrtare të cilat kanë parë urdhër ndalimin e Prokurorisë bëjnë të ditur për “Panorama Online” se në argumentet që i janë paraqitur edhe avokatëve flitet për pasurinë e deklaruar nga Frroku në vitin 2013 kur ka marrë mandatin e deputetit.

Sipas të njëjtave burime Frroku nuk ka paraqitur asnjë dokument shpjegues të krijimit të pasurisë. Në kallëzimin e saj ILDKP-së duket se ka marrë parasysh edhe akuzat që kanë ardhur në drejtim të Frrokut për aktivitet kriminal në 15 vitet e fundit.

Lajmin e kallëzimit të ILDKP-së fillimisht e bëri të ditur avokati i deputetit Sajmir Vishaj. 

Deklarata e avokatit të Vishës

Ndryshe nga çfarë kërkese i ishte paraqitur komisionit të mandateve, në urdhër ndalimi thuhet se është paraqitur një kallëzim nga ILDKP për pastrim parash. Ndryshe nga urdhri i ndalimit që i bënë Parlamentit, sot shohim edhe dy vepra penale të tjera. Kjo do të thotë që mund të shkojmë me disa akuza në gjykatë, mjafton të rrëmbejmë njërën.

Si e vlerësoni arrestimin?

Që të caktosh masë sigurimi tjetër nuk ka veprim të kundërligjshëm. Në rastin konkret nuk kishte pse të ngutej prokuroria. Ai ruhej me polic. Mendoj se rreziku për tu larguar Frroku është imagjinar dhe jo real. Deri në këto momente ne kemi qenë të qetë dhe kemi pritur. E dinim që Parlamenti do ta jepte arrestimin. Është non sens që ndërkohë që është nën gjykim në shtetin belg të fillojë hetimi edhe këtu. Çështja ka dalë jashtë kuadrit ligjor.

Cila do jetë procedura që do ndiqni?

Duhet të një njihemi çfarë materiali ka nga shteti belg. Nuk jemi njohur ende me asnjë urdhër ndalimi apo dokumente shoqëruese. Nuk mund të shkojmë në Gjykatë dhe të realizojmë një mbrojtje pa parë dokumentet.

Për çfarë deklarate bën fjalë kallëzimi i ILDKP?

Klienti im i ka bërë të gjitha deklarimet e pasurive. Sot na dalin dy vepra penale të tjera, pastrim produktesh dhe refuzim për të dëshmuar. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura