Tivari dhe Mini Shengeni—që na ndajnë

Nov 23, 2019 | 9:52
SHPËRNDAJE

largea-urtak1402089256

Urtak Hamiti, Prishtinë

Ishte drimri I vitit 1945. Kolona me mijëra të kosovarëve I marshoninin nga Prizreni nëpër Zhur, Pukë, Shkodër për në Tivar të jugosllavisë. Ata ishin mbledhur me zor dhe ishin detyrurar nën kërcënim të vdekjes të marrin marshin që do të dërgojë në vdekje. Kanë qenë këmbëzbathur, një pjesë, të lodhur e të paushqyer. Të përcjellur dhe ruajtur nga forcat komuniste jugosllave dhe ato komuniste shqiptare.

Dëshmitë e të përjetuarve në numër të vogël kanë treguar për mizoritë që I kanë përjetuar gjatë gjithë kohës. Numri I të vrarëve është mbi 4000 djem e burra kosovarë. Aq familje kanë vujatur që nga atëherë. Kurrë Jugosllavia e as Shqipëria komuniste nuk ka kërkuar as pikën më të vogël të përuljes dhe faljes për krimin që bashkërisht e kanë kryer. Kjo nuk ka ndodhur as pas zbulimit të vendit të msakrës, në vitin 1996, nga historian dhe veprimtari Zekeria Cana. Për këtë veprim, dhe shumë të tjera të tilla të dhunshme, kosovarët nuk e e duan as nocionin e Jugosllavisë e lere më të asocohen me atë krijesë shtypëse të shqiptarëve.

Enver Hoxha dhe fallangistët e tij e kanë pasë ëndërr të bëhen pjesë e Jugosllavisë por pas prishjeve të raporteve Tito-Stalin mbetën jashtë idesë. Ajo se cka I kanë bërë ata Shqipërisë më vonë është e shkruar dhe dihet botërisht. Izolim, poshtërim, shkatërrim, varfërim që krahasohet vetëm me Korenë e Veriut sot.

Tash së fundi elitat politike të Tiranës, në krye me Kryeministrin Edi Rama, kanë marë stafetën për të krijuar një zonë mini shengen me Serbinë dhe Maqedoninë. Me refuzimin unanim të kësaj ideje, që në esencë I përngjan Jugosllavisë së dikurshme elitat politike kosovare kanë treguar se janë sycelë dhe mjaft të vetëdijshme cfarë dëmi do t’I shkatërronte Kosovës hyrja në këto eksperimente retrograde të nxituara nga Sorosi dhe ekipi I tij. Per rikujtim Kosova ka luftuar me Serbinë aktivisht në periudhën 1997-1999 dhe me Maqedoninë, përmes vullnetarëve kosovarë, në vitin 2001. Qëllimi ka qenë mbrojtja e popullatës shqiptare dhe e terrirtorit të banuar me shqiptarë. Dhe me sukses djemtë e Kosovës e kanë kryer këtë detyrë.

Për neve në Prishtinë është fyese fotografia e Kryeministrit Edi Rama me Aleksandar Vucicin e Zoran Zaevin. Poashtu, është edhe një fakt pse bashkimi kombëtar me këtë elitë udheqëse në tiranë është I panevojshëm nëse jo edhe I dëmshëm. Kosova kurrë nuk duhet të aspirojë të përzihet në politikat e brendshme dhe interesat strategjike të Shqipërisë, por edhe në asnjë mënyrë nuk guxon të lejojë deformimin e zhvillimit të saj për shak të atyre politikave. Një lider politik I Kosovës së fundi I ka përdorur dy figura “Shqipëria duhet ta shikojë Serbinë me sytë e Kosovës ndërsa Serbia mos ta shikojë më Kosovën më me dylbi ushtarake”.

Neokomunistët e Shqipërisë që kanë nostalgji të bëjnë aleanca projugosllave me serbët dhe maqedonët është mirë të marin edhe jë fakt në llogaritë e tyre. Ne djemtë e Kosovës dhe plot të Maqedonisë këto ide as që I llogarisim si opsion trajtimi. Po, jemi ekstremistë, edhe shyqyr që jemi të tillë. Sepse ne me serbët e me maqedonët jemi përgjakur disa herë deri sot. Edhe Tivarin nuk ua harrojmë kurrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura