Tiranë, “Rrugorja” 851 gjoba brenda 24 orëve

Dec 31, 2013 | 11:56
SHPËRNDAJE

Policia rrugore gjate një aksioni

TIRANE- Në 24 orët e fundit Policia e Tiranë njofton se janë vendosur në total 851 gjoba.

Në 24 orët e fundit nga shërbimet e policisë së Kryeqytetit, qarkullimi rrugor sëbashku me Patrullën e Përgjithshme, kanë vendosur në total 851 masa administrative kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës, ecje tej normave të lejuara dhe parkim të gabuar etj shkelje administrative.

Në këto ditë festash, Policia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura