Tiranë/ Arrestohet 35-vjeçari, lëvizte me automatik në makinë, Policia: Parandaluam një ngjarje kriminale

Jul 28, 2015 | 21:17
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar është arrestuar pranë rrugës së “Barrikadave” në Tiranë pasi në automjet iu gjet një armë zjarri tip automatik. Policia e Tiranës thotë se nga ky aksion mundi të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale në kryeqytet.

Policia e Tiranes
Policia e Tiranes

“Policia arrestoi ne flagrance shtetasin Kristi Bala, 35 vjeç, banues ne Tirane sepse te rruga e “Barrikadave” nga kontrolli i automjetit ju gjet dhe sekuestrua një arme zjarri automatik model 56 me një krehër me fishekë”,-thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Ndërsa shtohet se po vijojnë hetimet për zbardhjen ngjarjes dhe qëllimin se për se ky shtetas udhëtonte me armë në automjetin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura