Tigrat siberianë performojnë tangon e tyre

Feb 29, 2012 | 12:10
SHPËRNDAJE

Kjo foto mahnitëse është siguruar nga “Daily Mail” në Vjenë, ku në kopshtin zoologjik tigrave siberianë u mësohet se si të kërcejnë mbi akull. Dy tigrat duken të koordinuar në perfeksion në kopshtin zoologjik të Vjenës, “Tiergarten Schvnbrunn Zoo”. Në këtë foto ata duket sikur janë në mes të një tangoje, duke qëndruar në këmbë e duke mbajtur drejt putrat e njëri-tjetrit. Ata i lëviznin putrat e poshtme dhe të sipërme në të njëjtën kohë. Fotoja është realizuar nga fotografja Juta Kirshner. Tigrat siberianë janë një specie në zhdukje, që jetojnë në rajonin malor Sikhote Alin në Rusinë Lindore. Numërohen vetëm 250 prej tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura