“Tifozat Kuq e Zi” refuzojnë falënderimin e Ramës: Koha e maskarenjve, atdheu i shqiptarëve

Oct 10, 2015 | 12:25
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës që kryeministri shqiptar bëri një ditë pas ndeshjes duke vlerësuar sjelljen e tifozëve në stadiumin e Elbasanit, ka reaguar edhe grupimi i “Tifozave Kuq e Zi”, duke refuzuar falënderimet e Edi Ramës.
12143294_992812700781153_3627524581907720835_n (1)Në një koment të publikuar në profilin ‘Tifozat Kuq e Zi”, thuhet se vlerësimet e Kryeministrit nuk pranohen për shkak të dhunës dhe censurës së ushtruar ndaj tyre në ndeshjen Shqipëri-Serbi të enjten e kaluar në Elbasan.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama na paska falenderu për ndeshjen e mbrëmshme për sjelljen tonë. Nuk pranojmë falenderimin derisa na shtypni, na shkelni, na censuroni, na burgosni, përdhosni heronjtë kombëtar sikur me u lujtë ndeshja në Beograd. Koha e maskarenjëve, por atdheu i shqiptarëve!”,-thuhet në komentin e “Tifozave Kuq e Zi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura