“Ti skuqa faqet me shapka”- Noizy e denoncoi se e kërcënonte me jetë, Cllevo tregon të pathënat e sherrit me reperin: Nuk e preva unë besën

Apr 30, 2023 | 11:26
SHPËRNDAJE

Reperi Cllevo ka treguar arsyet e sherrit me Noizy-n, pasi ky i fundit e denoncoi për përndjekje dhe kërcënim me jetë.

 auto_noizy-cllevio-1-11663775791
Cllevio, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, tregoi si u rindez konflikti me reperin pasi u sqarua në kafe me Noizy-n dhe babain e tij.
Unë piva kafe me babain e Noizyt dhe më pas me Noizyn, më priti shumë mirë dhe ika me premtimin që nuk do shahemi më, e mbyllëm dhe pse për mua ishte e vështirë pasi ai më ka prekur fizikisht, dhe kur më ka prekur fizikisht ka qenë veshur me shapka.

Dy ditë më vonë pasi pimë kafe ai nxori një bashkëpunim me dy shokët e vet që më kanë sharë më parë, njëri nga shokët ka qenë edhe prezent edhe në sherr. Noizy në këtë bashkëpunim thotë një shprehje: “Ti skuqa faqet me shapka”, kjo fjalë më ngacmoi mua dhe e ktheu situatën nga fillimi. A ka një moral shoqëria, pse duhet të më ngacmosh më te ajo pjesë. Kjo më ka mërzit shumë, se pas kafes që pimë nxorri këngë dhe thotë “të rrafa me shapka”. Nuk jam unë ai që kam prerë besën.“Isha në Itali 1 muaj, kur erdha në Rinas u arrestova. E vërteta ishte se Noizy kishte bërë denoncim me babain e vet me preteksin se unë i bezdisja ose e thënë me termin ligjor “përndjekje”. Me të drejtë pasi unë jam shfaqur në vende ku ata kanë qenë prezent, kjo ka qenë rastësi, por ata i marrin për prova, kurse unë s’kam pse ta përndjek në ato vende pasi e di ku është”, tha ai në emisionin “Fit Station” në News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura