Thyen rregullat anti-Covid, 997 qytetarë të gjobitur në 24 orë. Ja pamjet

Feb 26, 2021 | 13:38
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka gjobitur 997 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit. 983 prej tyre janë gjobitur me 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 150 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 11 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura