Thuhet se mund të marrë vendin e Kovaçit te Bajerni, e pranon trajneri: Jam i interesuar, kjo punë është jeta ime

Nov 6, 2019 | 15:26
SHPËRNDAJE

Bajerni para pak ditësh shkarkoi nga posti i trajnerit, Niko Kovaçin, për shkak se nuk ishin të kënaqur nga rezultatet e arritura.niko kovac

Shumë emra qarkullojnë se mund të emërohen në stolin e bavarezëve, të cilët duan të rikthehen përsëri të jetë fitues në Europë.

Një nga emrat që qarkullon se mund të marrë drejtimin e Bajernit, është edhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. Ky i fundit prej një viti është i papunë, dhe po kërkon një ekip për të ushtruar profesionin e tij.

Tekniku francez është pyetur ditën e djeshme, nëse dëshiron të marrë drejtimin e Bajernit dhe a është i interesuar për tu rikthyer në postin e trajnerit, dhe u shpreh: “Sigurisht që jam i interesuar. Unë kam qenë trajner për 33 vite, kam ushtruar këtë profesion në nivele të larta deri në moshën 69-vjeçare pa ndërprerje.venger-470x279

Kjo punë është jeta ime. Më mungojnë ndeshjet fituese dhe përgatitja e ekipit për kënaqësi.”, u shpreh francezi duke ngritur shumë dyshime se ai mund të jetë trajneri i ardhshëm i Bajernit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura