Thirrje raciste ndaj ish-lojtarit të Luftëtarit, dhunë dhe kushte të mjerueshme. Shikoni çfarë ndodh në ndeshjen e Superligës kosovare

Nov 7, 2019 | 18:49
SHPËRNDAJE

Çudirat nuk kanë fund në futbollin kosovar. Dy ngjarje e turpshme ka ndodhur në sfidën mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit të Prishtinës të vlefshme për Superligën kosovare.

75491847_2511997239031550_6017599724041797632_n

Ish-futbollisti i Luftëtarit, Xhekson Ferreira ka rënë preh e racizmit. Tifozët vendas kanë brohoritu “hu-hu-hu-hu” dhe e kanë quajtur “monkey” që në shqip përkthehen “majmun”.

Por, ky nuk ishte skandali i vetëm në këtë përballje, pasi ndeshja u ndërpre në minutën e 60-të të ndeshjes, teksa gjyqtari i katërt Burim Jahmurataj u qëllua me mjete të forta nga tifozëria vendase.

sadas-1024x576

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa Policia e Kosovës kishte ndërhyrë për t’i larguar tifozët në pjesën perëndimore të stadiumit.

Si të mos mjaftonin këto 2 episode, portali kosovar, “gazetasheshi.com”, ka publikuar pamjet skandaloze të dhomave të zhveshjes dhe banjave në stadiumin “Ferki Aliu” të Vushtrrisë.

ferki-aliu-696x696

Futbollistët e Vushtrrisë dhe ata të Gjilanit panë tmerr me sy, teksa u futën në dhomat e zhveshjes dhe banjat, kushtet ishin të mjerueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura