Thirrja e fortë e Ndokës: Opozita sot duhet të politizohet, qytetërohet dhe të çlirohet nga komplekset

Feb 16, 2018 | 12:40
SHPËRNDAJE

Kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, i ben thirrje qytetareve te protestojne, teksa thote se nuk duhet te kene frike nga politizimi i protestave.

“Protesta është gjithmonë politike! Kërkoni ndihmën dhe pjesmarrjen e opozitës, kërkoni politizimin e protestës, se problemin ua ka krijuar politika!”

“Opozita sot duhet të politizohet, qytetërohet dhe të çlirohet nga komplekset e thurura nga një mendje djallëzore e ‘mëkatare’!”, thote Ndoka.

27971625_10156100610569441_7633123008479916471_n

POSTIMI I PLOTE:

Kërkohet depolitizimi i opozitës!

Protestojnë qytetarët; u kërkohet që mos ta politizojnë protestën!
Protestojnë artistët; kompleksohen nga opozita!
Protestojnë grupe interesi; fajësojnë qeverinë dhe opozitën!

Thërret opozita protestën; e quan protestë popullore!

– Pse kemi frikë nga politizimi i opozitës?!
– Pse kemi frikë nga përgjegjesitë për dje, për sot dhe nesër?!

– Pse nuk ka alternativë zgjidhjeje dhe angazhim për çdo protestë, për çdo shqetësim e për çdo konflikt që nxjerr ‘tym’?!

Rama ka arritur të kompleksojë mediat, të frikësojë grupet e interesit, të miklojë shoqerinë civile; të barazojë opozitën me veten, me gabimet e fajet e qeverisë; “të gjithë njësoj”!

Opozita duhet të jetë institucionale, e fortë dhe alternative në Kuvend; agresive në rrugë, e gjithkundgjendur tek qytetarët e tek problematika.

Ku del tym nga keqqeverisja opozita duhet te jete aty, jo me shishe benzine në dorë, por me fjalë, angazhime, besim dhe zgjidhje.

Të gjithë duhet të ndërgjegjsohen: opozita është mision, shpresë, garanci, alternativë dhe e vetmja mundësi politike për reagim sot dhe përgjegjësi nesër!

-Të nderuar qytetarë shqiptarë, nëse keni një shqetësim, nëse vëreni një padrejtësi që pushteti j’ua ka nëpërkëmbur, protestoni; protestoni! Ngrini zërin Tuaj; por mos harroni, se për këtë qëllim është votuar Opozita; të jetë zëri juaj; forca juaj!
Mos kini frikë nga politizimi i së ‘keqes’; pa politikë nuk ka zgjidhje!

Nëse proteston një qytetar, përfaqëson veten; nëse proteston një fshat, proteston një grup interesi; nëse proteston shoqëria civile, proteston ndjeshmëria publike; nese i bashkangjitet protestës qoftë edhe një deputet i vetëm protestojnë edhe (10 mije qytetarë që e kanë mandatuar).

Protesta është gjithmonë politike! Kërkoni ndihmën dhe pjesmarrjen e opozitës, kërkoni politizimin e protestës, se problemin ua ka krijuar politika!

Opozita sot duhet të politizohet, qytetërohet dhe të çlirohet nga komplekset e thurura nga një mendje djallëzore e ‘mëkatare’!

Politizojeni Opozitën, çlironi veten, reagoni, protestoni, votoni me përgjegjësi dhe memorie të kthjellët!

Opozita e politizuar sot, do jetë më e përgjegjshme nesër!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura