Themeluesja e PDIU i përgjigjet Dritan Bicit: Do ishte më mirë të heshtte…

Sep 14, 2018 | 16:25
SHPËRNDAJE

Themeluesja e PDIU dhe Shoqatës Çamëria Alketa Ipeku, ka reaguar pas deklaratave të Dritan Bicit.

Dritan Bici
Dritan Bici

“E përshëndes zotin Bici për deklaratën e dhënë. Ka të drejtë të flasë për Shpëtim Idrizin e gjithë ata që themeluan PDIU, sepse ata punuan për të marrë zotëria në fjalë mandatin dhuratë e ta gëzojë. Do ish më mirë të heshtte siç ka bërë deri më tash e akoma më mirë të kish folur qoftë dhe një herë të vetme në foltoren e parlamentit e të mos renditej në deputetët që nuk e kanë kërkuar asnjëherë fjalën gjatë një viti të tërë parlamentar. Nuk di ku janë ata 1000 të punësuarit , ndoshta në Gramsh ( aq janë votat që u morën aty) ndaj flet me këto shifra. Të jesh i sigurt në Elbasan shumë nga ata që punuan për PDIU- në u hoqën nga puna. Në respekt të atyre që punuan, të atyre që vërtetë u dhemb çështja Çame, që i ranë në çdo cep qarkut dhe që ju i përfaqësoni më mirë heshtni. Flisni në emrin tuaj dhe jo të elektoratit. Ju drejtohem si deputet i Parlamentit dhe jo si individ të cilin e respektoj”, shprehet në reagimin e saj Alketa Ipeku, në një apel drejtuar Bicit, ish-deputeti i PDIU-së që zgjodhi të jetë i pavarur pasi kjo forcë politikë u largua nga koalicioni me PS-në.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura