Thellohen “përplasjet” mes dy aleatëve të ngushtë, kryeministri i Polonisë: Do të ndalojmë furnizimin me armë të Ukrainës!

Sep 21, 2023 | 19:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka njoftuar se vendi i tij do të ndalojë furnizimin me armë të Ukrainës.

f1rxotp5kwl58jb1c190ah

Sipas mediave të huaja, duke folur me kanalin televiziv polak Polsat News, Mateusz Moraëiecki ka thënë: “Nëse doni të mbroni veten, duhet të keni diçka për të mbrojtur.”

Njoftimi erdhi pasi tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan mbi temën e grurit, e cila ka qenë në qendër të debatit të nxehtë midis Varshavës dhe Kievit në javët e fundit.

Polonia prezantoi vendimin për ndalimin e disa importeve ukrainase të grurit, me arsyetimin për mbrojtjen e fermerëve vendas.

Kjo nuk u prit mirë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha gjatë një takimi në OKB se “ka disa vende europiane që shtiren sikur e ndihmojnë Kievin, por në të vërtetë ndihmojnë Rusinë”.

Kjo deklaratë e Zelenskyt nuk u prit aspak mirë në Poloni, zyrtarët e së cilës i përcollën ambasadorit ukrainas një notë të fortë proteste.

Më pas kryeministri polak i bëri thirrje Ukrainës që të ndalojë përshkallëzimin e situatës, duke thënë se në të kundërt vendi i tij do të fusë më shumë produkte të importeve në listën e produkteve të ndaluara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura