Thaçi për Reuters: Kosova e Serbia me marrëveshje historike gjatë 2018

Feb 14, 2018 | 10:52
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi beson se Kosova do të arrijë një marrëveshje historike me Serbinë gjatë vitit 2018-të.

thaci (1)

Kështu ka deklaruar vet ai në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa ka shtuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, do përfundojë me anëtarësimin e shtetit kosovar në OKB.

“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, që unë besoj se do të ndodhë në vitin 2018, do të jetë një marrëveshje historike dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të rezultojë në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara” është shprehur Presidenti Thaçi në intervistën e tij të dhënë në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës./Klan Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura