Thaçi kërkon që BE të nisë procedurat për heqjen e vizave

Mar 23, 2018 | 10:06
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Bruksel. Atje, sipas njoftimit që ai ka bërë në Facebook, është takuar me zyrtarin e BE-së Johannes Hahn.
Gjatë takimit, sipas asaj që ka shkruar Thaçi, ka folur vetëm presidenti i vendit sipas të cilit Kosova, pas ratifikimit të demarkacionit, ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave.

auto-hashim-thaei-637x4241427235655_1521795258-8885565

Thaçi ka shkruar:

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Sapo përfundova takimin me Komisionerin Hahn në Bruksel. Ishte një takim shumë produktiv. Institucionet e Kosovës, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Tani është radha që Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Kosova do të vazhdojë përkushtimin edhe më të lartë për rend dhe ligj dhe reforma të gjithëmbarshme. Komisioneri Hahn u zotua se do të përmbushin procedurat e nevojshme në kuadër të institucioneve të BE-së. Ishte konstatim i përbashkët se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ishte jo vetëm përmbushje e kushtit për liberalizim të vizave, por edhe një hap i rëndësishëm strategjik për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura