Terrorizmi, Naço: Kërcënimi është real, duhet të jemi në gatishmëri

Apr 17, 2015 | 19:51
SHPËRNDAJE

Terrorizmi ishte kryefjala në punimet e Ministerialit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, të zhvilluar në Budva të Malit të Zi, një iniciativë e përbashkët mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë. Ministri i Drejtësisë Nasip Naço theksoi se Shqipëria nuk mund dhe nuk do të bëhet strehë e individëve që ndërmarrin veprime direkte apo mbështesin aktet terrorriste.

Ministri Nasip Naco ne Budva

“Kërcënimi nga terrorizmi, sidomos ai me bazë fetare, është real dhe strukturat tona, duhet të jenë në gatishmëri pro-aktive për të neutralizuar çdo shfaqje apo tendencë, me qëllim parësor parandalimin e akteve terroriste. Në këtë kuadër besoj se të gjithë jemi të mendimit që është e nevojshme marrja e masave legjislative të shoqëruara me ngritjen dhe mirëfunksionimin e strukturave të posaçme dhe sigurimi i kapaciteteve apo burimeve njerëzore të nevojshme”, u shpreh Naço.

Teksa ka parashtruar risitë që sjellin disa nga ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

“…mund të themi se Shqipëria ka tashmë legjislacionin e nevojshëm në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe detyrime të partneritetit të saj. Krahas masave legjislative autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë hapa të qenësishme për krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër terrorizmit, duke vlerësuar riskun lidhur me financimin e terrorizmit si dhe duke koordinuar bashkëpunimin ndërinstitucional”, theksoi Ministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura