Drama në gjykatën turke përfundon me bilanc tragjik, vdes prokurori dhe dy pengmarrësit (VIDEO)

Apr 1, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

UPDATE/ Drama e pengjeve në gjykatën e Stambollit ka përfunduar me nje bilanc tragjik, tre te vdekur, dy rrëmbyesit dhe prokurori. Mehmet Selim Kiraz, prokurori u raportua fillimisht se ishte plagosur rëndë, por vdiq në spital mbremjen e se martes.

Dy personat e armatosur të cilët e morën atë peng janë vrarë pas një shkëmbimi zjarri në një gjykatë në Stamboll, thonë zyrtarët. Të shtëna armësh janë dëgjuar pasi forcat speciale thuhet se hynë në ndërtesë per t’i dhene fund pengmarrjes.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vuri në dukje se hetuesi Kiraz u qëllua pesë herë gjatë pengmarrjes, me tre plumba në kokë. Erdogan shtoi se autorët e krimit e sulmuan dhomën e prokurorit ndërsa “ishte i veshur me rrobat e avokatit”. 

Prokurori u mor peng me sa duket sepse ai e kishte kryesuar një hetim për vdekjen e një djali gjatë protestave antiqeveritare në vitin 2013.

Mediat raportuan se autore ishin anëtarët e grupit të ekstremit të majtë DHKP-C.

Në internet qarkulluan me shpejtësi fotot e prokurorit me pistoletën drejtuar në kokë nga pengmarrësi. Hetuesi u fotografua nga agresorët përpara një flamuri të grupit ekstremist, që ndërkohë i bëri apel autoriteteve që brenda orës 15:36, me orën lokale prokurori të identifikonte zyrtarët e Policisë që kanë qenë pas vrasjes së Elvan ose ai do të qëllohej.

Prokurori po drejtonte një hetim mbi vdekjen e 15-vjeçarit Berkin Elvan, i cili është plagosur rëndë pasi ishte goditur në kokë nga një bombol gazi lotsjellëse e hedhur nga një oficer policie gjatë një proteste antiqeveritare në Stamboll, në qershor të vitit 2013.

Djaloshi, sot simbol i represionit të egër kundër të rinjve të Gezi Park, vdiq pas 9 muajsh në gjendje kome.

 Ne videon me poshte, mund te shihni edhe momentet e transferimit te hetuesit me ambulance ne spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura