Tërmeti/ Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë: Deri tani 1260 raste të vlerësuara, procesi vazhdon

Dec 9, 2019 | 21:45
SHPËRNDAJE

Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi ka bërë me dije se u dorëzuan sot në Bashkinë e Tiranës edhe 200 raste të reja të vlerësimit financiar për qytetarët e prekur nga tërmeti, për dëmtimin e banesave.

Në twitter, Dalipi shkruan se deri më tani vlerësimi ka përfshirë 1260 raste, ndërsa procesi vazhdon.

maxresdefault

“Permbyllem sot dhe dorezuam ne Bashkine Tirane dhe 200 raste te reja te vleresimit financiar per qytetaret e prekur nga termeti per demtimin e banesave.Vleresimi ka perfshire ne total deri tani 1260 raste te vleresimit ndersa procesi vazhdon”, shkruan Dalipi në Tëitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura