Katastrofa në Nepal, numërohen 4.000 viktima (FOTO/VIDEO)

Apr 27, 2015 | 21:24
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Vazhdon të rritet në mënyrë dramatike, orë pas ore, numri i të vdekurve nga tërmeti që ra të shtunën në Nepal. Numri i viktimave nga tërmeti është rritur në rreth 4.000. Mediat e huaja raportojnë se vetëm 1200 viktima janë identifikuar, ndërkohë që më shumë se 6.500 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se Aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan në Katmandu dhe ‘është rihapur për fluturimet ndërkombëtare që transportojnë ndihma dhe ato komerciale”,-raporton agjencia e lajmeve “Ansa”. 

Kane nisur kerkimet ne rrenojat e qytetet te Nepalit, pamje te tmerrshme

 ***
Pas tërmetit katastrofik të se shtunes, një tronditje e fuqishme tërmeti u ndje këtë të dielë në Nepal, Indi dhe Bangladeshi, e mediat flasin se të tjerë ortekë janë raportuar pranë Everest.

Kane nisur kerkimet ne rrenojat e qytetet te Nepalit, pamje te tmerrshme

Tërmeti thuhet se ishte me magnitudë 6,7 ballë. Britmat dhe zhurma e një orteku mundën të dëgjoheshin teksa një qytetar indian u intervistua me telefon afër Everestit nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Përpjekje për shpëtimin e të zhdukurve filuan në Katmandu të dielën në mëngjes

Tragjedi e vërtetë u pa dje në Nepal, ku një tërmet i fuqishëm 7.9 ballë që u regjistrua mëngjesin e së shtunës shkaktoi qindra viktima. Bilanci i viktimave vjen në rritje teksa BBC raportoi të dielën se numri i tyre ka arritur së paku në 2.300 viktima. 

Teksa ky tërmet është cilësuar si më i keqi në vend në më shumë se 80 vjet, shumë vende dhe shoqata bamirëse ndërkombëtare kanë ofruar ndihmë në Nepal për të rikuperuar sadopak gjendjen e katastrofës.

Numri i të vdekurve mund të rritet sërish, pasi situata është e paqartë në zonat e largëta të cilat mbetën të shfarosura apo të vështira për t’u arritur.

Raportohet se shtatëmbëdhjetë persona janë vrarë në malin Everest nga orteqet – fatkeqësia më e keqe ndonjëherë në këtë mal. 

Pasojat e tërmetit

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. BBC raporton se  ka pasur edhe viktima në Indi, Bangladesh, Tibet dhe në malin Everest, ku janë shkaktuar ortekë.

“Po përpiqemi të vlerësojmë përmasat e katastrofës”, tha një zyrtar i “Mjekët e Botës”, që ka dërguar një ekip në Nepal, por që do të përballet me vështirësi për t’u futur në zonat e prekura.

Pasojat e tërmetit në Nepal
Termeti ne Nepal

Mediat e huaja raportojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë 50 km larg kryeqytetit Kathmandu, ku mësohet se janë shembur disa ndërtesa, mes tyre shtëpi, zyra dhe objekte historike.

Pas termetit

Qyteti më i afërt me epiqendrën është Pokhara, i dyti në vend për numrin e banorëve, pas Kathmandu.


Lekundjet janë ndjerë deri në Indi dhe  New Delhi.  Sipas raportimeve, dëshmitarët kanë parë persona pa shenja jete apo edhe me lëndime serioze pasi kulla historike, Dharara e ndërtuar në shekullin e 19-të është shembur. 

Pasojat e tërmetit në Nepal

“Reuters” raporton se qindra persona konsiderohet se kanë mbetur të ngujuar brenda gërmadhave të kësaj kulle. 

Pas termetit
Spitali kryesor i kryeqytetit është në gjendje alarmi, për shkak të të plagosurve që vijnë në çdo çast për të marrë ndihmën e shpejtë.
Pasojat e tërmetit në Nepal

 

 

 


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura