Tërbuan policinë italiane, kapen ‘mat’ shqiptarët Maringlen Stojani dhe Fation Pjetergjokaj. Ja ç’bënin

Oct 12, 2017 | 22:15
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për dhjetra vjedhje të kryera në mes të dhjetorit dhe në fund të shkurtit në komuna të ndryshme.

COMUNICATO_STAMPA_FURTI_IN_ABITAZIONE

Në ngarkesë të tyre, Policia e Verbania, aktualisht e drejtuar nga kapiteni Stefano Covolo, kanë gjetur prova të mjaftueshme për të paktën 19 raste (nuk përjashtohen dhe të tjera), ku në një rast ata arrinin të fitonin qindra mijëra euro. Maringlen Stojani, 33 vjeç, dhe Fation Pjetergjokaj, 25-vjeç banojnë në Verbania dhe Gravellona.

Ata e njihnin mirë territorin dhe më pas kanë bërë të mundur që në bashkëpunim me disa kolegë ta shtrinin aktivitetin e tyre dhe në Milano.

Ata hynin nëpër shtëpi mbrëmjeve të vona dhe vidhnin bizhuteri ari dhe para. Në një rast ata gjithashtu kishin vjedhur mallra me vlerë 60 mijë euro.

Hetimet për shqiptarët kishin filluar në dhjetor 2016 pas u vodhën disa shtëpi në në qytetet e Cannock dhe Mergozzo.

Por hetimet vazhduan, dhe policia fillimisht ka identifikuar makinën e përdorur nga dy të dyshuarit dhe pastaj për të arritur identifikimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura