Tentoi të ndizte cigaren, 57-vjeçari i vë flakën dhomës dhe gjen vdekjen

Sep 5, 2018 | 15:35
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në Gramsh, ku ka gjetur vdekjen një 57 vjeçar si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shtetasi Ferdinad Tafa, gjatë natës ka shkaktuar aksidentalisht vatër zjarri në teshat e fjetjes dhe si pasojë e asfiksisë nga tymi i shkaktuar në dhomën e gjumit, ka gjetur vdekjen.

Viktima ,i cili raportohet si person i sëmurë mendor, ka qenë tek shtëpia e të motrës,

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura