Brenda pak orëve 2 grabitje me armë në Tiranë

Oct 31, 2012 | 16:05
SHPËRNDAJE
Motori i braktisur nga dy grabitësit

TIRANE-  Një tjetër grabitja në harkun kohor të pak orëve ka ndodhur në kryeqytet.

Njoftohet se rreth orës 20:35 minuta një 17- vjeçar ka grabitur me armë zjarri një pikë të basteve sportive në rrugën “Irfan Tomini”

Grabitësi, i veshur me të zeza dhe i pajisur me një armë zjarri automatik ka mundur të marrë një sasi të vogël parash.

Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen sa më shpejt të autorit të dyshuar.

Më heret persona të maskuar kanë vjedhur një argjendari në zonën e “Selvisë”, në kryeqytet.

Ngjarja është raportuar në mesditën e sotme, ndërkohë që pas vetëm 45 minutash është bërë i mundur arrestimi në Domje i autorëve të dyshuar, Redi Donrolli, 27 vjeç lindur në Shkodër, i proceduar për vrasje dhe arratisur nga burgu dhe Klodian Martini, 28 vjeç lindur e banues Dibër.

Dy te arrestuarit nga policia

Sipas policisë, dy autorët kanë hipur në një motor dhe janë larguar në drejtim të autostradës duke u drejtuar në rrugë dytësore. Argjendaria ishte pronë e vajzës së Rrapo Sinanajt, vrarë një vit më parë nga Viktor Gushi.

Në vend ka ndërhyrë policia private që kishte në ruajtje argjendarinë dhe mes tyre e grabitësve ka pasur përleshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura