Tentativa e dështuar për puç e dy politikanëve, ç’po ndodh me procesin e tyre gjyqësor

Oct 21, 2019 | 15:57
SHPËRNDAJE

8E36793B-4BB3-4795-B615-67D4B0A6F8F8_w1023_r1_s

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, avokatët kanë nisur apel për dy liderët pro-rusë të opozitës, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, të cilët janë dënuar me nga pesë vjet burgim për tentimet e dështuara për puç.

Avokatët e pjesëtarëve të partisë opozitare, Fronti Demokratik, kanë kërkuar rigjykim për klientët e tyre.

Ata kanë thënë se akuzat kundër Knezheviqit dhe Mandiqit kanë qenë të motivuara politikisht.

Të dy liderët kanë qenë në mesin e 14 personave të tjerë të dënuar në muajin maj me akuzat për terrorizëm, në kuadër të tentimeve të tyre për puç më 2016, në mënyrë që të pamundësojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Megjithatë, ky shtet i është bashkuar NATO-s në qershor të vitit 2017, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura