Tensionohet situata/ Vuçiç nuk lejohet të vizitojë Drenicën, Qeveria i anulon lejen

Sep 9, 2018 | 9:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se ia ka anuluar lejen presidentit serb për ta vizituar Drenicën.

Ky vendim  ka ardhur pas protestave ku qytetarët e kësaj ane bllokuan rrugën me mjete të rënda transportuese.

haradinaj-52-660x330_1536478153-4033352

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Presidenti serb duke folur për këtë protest ka thënë se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë e jo me dhunë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura