Përplasja për kishën, Janullatos takohet me Cipras dhe Pavlapoulos

Aug 25, 2015 | 13:19
SHPËRNDAJE

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka zhvilluar një takim në Athinë me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlapoulos dhe ish-kryeministrin Aleksis Cipras.

Takimi Janullatos-Cipras
Takimi Janullatos-Cipras
Takimi, publikuar nga mediat greke ka pasur në qendër një sërë çeshtjesh, mes të cilash situatën shqetësuese në BE krijuar nga dyndja e refugjateve, humanitetin, paqen ne rajon e me gjere, si dhe ceshtje te minoritetit grek në Shqipëri.

Media greke që pasqyron takimin, komenton se ky takim vjen në një situatë tensioni krijuar pas problemit me kishen ne Dhermi.

Lajmi ne median greke
Lajmi ne median greke
“Takimi vjen ne kohen qe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pyetur nga qytetarët nëpërmjet Twitter, nëse e sheh si ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, u përgjigj: ‘Ka ndodhur shpesh në të kaluarën, tani shume rralle”- shkruan gazeta greke. 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dënuar atë që ndodhi në Dhermi, duke e quajtur cenim te lirise dhe besimit fetar. 

Kryepeshkopi më herët zhvilloi takimin me Presidentin Prokopis Pavlopulos. Pavlopulos në pritjen me Janullatosin deklaroi se grekët ndihen krenarë për punën e tij.

Takimi Janullatos-Pavlopulos
Takimi Janullatos-Pavlopulos
“Unë uroj që Perëndia t’ju forcojë juve, për të kryer këtë detyrë. Shembulli juaj duhet ndjekur jo vetëm në Greqi, por në përgjithësi në fushën e ortodoksisë”- tha ai. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura