Tensionet me Moskën, Turqia apel qytetarëve: Shtyni udhëtimet në Rusi

Nov 28, 2015 | 12:37
SHPËRNDAJE

Turqia këshillon qytetarët e saj të shmangin udhëtimet në Rusi. Minsitria e Jashtme turke në një deklaratë të publikuar në lidhje me udhëtimet në Federatën Ruse, ka njoftuar se është e arsyeshme që qytetarët turq të shtyjnë udhëtimet që nuk janë emergjente dhe të rëndësishme, raporton Anadolu Agency (AA).

udhetimeNë deklaratën e ministrisë ndër të tjera teksohet se në kuadër të zhvillimeve të përjetuara kohët e fundit në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Federatë Ruse, janë vërejtur se pas datës 24 nëntor 2015 shtetasit turq janë përballur me disa probleme në lidhje me udhëtimet dhe lejeqëndrimet e marra në këtë vend.

Në deklaratën ku vihet në dukje se derisa të kjo situatë të qartësohet shtetasve i rekomandohet që të shtyjnë udhëtimet që nuk janë emergjente dhe të rëndësishme drejt këtij vendi theksohet se: “Shtetasit zhvillimet dhe njoftimet e tjera që do të bëhen mund ti ndjekin nga adresa e ambasadës turke në Moskë http://moskova.be.mfa.gov.tr.

Ndërsa shtetasit që ndodhen në Federatën Ruse në lidhje me këtë çështje mund të marrin informacion në numrat e telefonit “007 495 994 48 08” dhe “007 926 732 82 38” si dhe nga posta elektronike [email protected], dhe qytetarët në Turqi mund të marrin informacion 24 orë në 7 ditët e javës në numrin e telefonit “(+90) 312 292 29 29”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura