Tension në Kuvend/ Rama pa mikrofon i flet nga pas Berishës: E dhjeve

Oct 12, 2017 | 11:42
SHPËRNDAJE

Seanca e sotme e Kuvendit nisi dhe u pasua me tensione. Teksa ish-kryeministri Sali Berisha po fliste nga foltorja e Kuvendit, duke e quajtur sjelljen e pr/ligjit për pakicat në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe një gjë fare qesharake, që sipas tij bëhet për rivalitet mes klaneve mafioze në qeveri, ka reaguar pa mikrofon nga vendi kryeministri Rama.

rama-berisha

Ai ka përmendur fjalën ‘e dhjeve’ kur fliste Berisha. Kaq ka mjaftuar që deputetët e PD-së, të nisin protestën në sallë, deri në bllokimin e foltores.

Për këtë cështje jashtë sallës së Kuvendit u pyet edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“A është normale zoti Balla që kryeministri Rama të flasë pa mikrofon e ta ofendojë ish kryeministrin Berisha?”, u pyet Balla.

Pas kësaj Balla u përgjigj: Së pari, duhen pastruar burimet e PD-së, se furnizohen më ujë jo të pastër, e dyta rregullorja e ka të parashikuar, nuk e imponon dot asnjë deputet i PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura