Tension në ajër/ ‘Largohuni urgjent’, avionët turq ndjekin ministrin grek, ja momenti i ‘përplasjes’ (video)

Feb 21, 2018 | 19:55
SHPËRNDAJE

Pa u shuar ende zhurma e tensioneve te vazhdueshme me tone te larta se fundi mes Greqise dhe Turqise, deri ne kercenime te hapura mes paleve, shenohet incidenti i radhes ne ajer.

Mediat greke raportojne se kete radhe avionet turq kane ndjekur ne ajer avionin me te cilin levizte ministri grek, Panagiotis Kouroumblis, qe ka nen kontroll rindertimin administrativ, detet e ishujt.

greqi

Sipas stacionit televiziv Alpha, helikopteri me ministrin brenda po fluturonte nga ishulli Megisti për në Strongyli.

Ne kete moment kane marrje thirrje nga nje avion turk: “Largohu menjëherë! Ju po fluturoni në hapësirën ajrore turke”.

Ekuipazhi injoroi sfidën turke dhe helikopteri grek u ul normalisht në Strongyli. Pothuajse në të njëjtën kohë, turqit dërguan fluturues F-16 dhe avionë luftarakë në Egjeun juglindor.

Menjëherë, luftëtarët grekë nga Kastelli i Kretës u gjetën në ajër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura