Tenderi 3 mln euro kanalit të Leshniqes, akuza fillon hetimet për Roshin

Jul 24, 2016 | 10:22
SHPËRNDAJE

Tenderi 3 milionë euro për pastrimin e përroit të Leshniqes në Qerret të Kavajës është bërë objekt hetimi nga prokuroria e këtij qyteti.

elvis roshi

Veprimet hetimore për procedurat e këtij tenderi mësohet të kenë nisur kryesisht nga prokuroria e Kavajës, e cila tashmë ka kërkuar informacion të njihet me të gjithë procedurën zyrtare të zhvilluar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Kavajës, shkruan sot “Shqiptarja.com”.

Tenderi është zhvilluar nga kryebashkiaku Elvis Roshi e vetëm pastrimit të një kanali që s’ka ujë dhe kthimin e tij në të lundrueshëm.

Këtë kanal Roshi kërkon ta kthejë të lundrueshëm, por ai në fakt nuk ka ujë përgjatë gjithë muajve të vitit.

Aktualisht mësohet se prokuroria ka sekuestruar procesverbalin e mbledhjes së KVO, Bashkia Kavajë dhe ofertat e kompanive pjesëmarrëse në këtë tender të zhvilluar nga Bashkia Kavajë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura