Telefonata që shpëtoi nga mbytja 18 shqiptarët: Po vdesin…!

May 31, 2016 | 11:50
SHPËRNDAJE

“Corriere della Sera” zbardh sot telefonatën që shpëtoi nga mbytja barkën me 18 shqiptarë, që tentonin Britaninë në mënyrë ilegale.

barka

MILANO/ Më mori në telefon nipi im.Ishte në një barkë. Po vdesin.

Zotëri, ju ku ndodheni?

Në Baranzate (qendër e vogël në veri të Milanos).

Po nipi juaj?

Në det, bashkë me djem të tjerë shqiptarë, drejt Anglisë. Por barka është prishur.

Ora ishte 02:00 e së shtunës: në centralin operativ të Kuesturës së Milanos, funksionarët po ndjekin grupet e fundit të tifozëve që po rinisen për në Spanjë, pasi kishin ndjekur finalen e Champions League. Por është kjo gomone që po fundoset, një mijë kilometra larg, në Kanalin e Anglisë.

Polici i 112-s përpiqet të mbledhë të dhëna. Kërkon numrin e djalit. Pasi e telefonon nje tjetër agjent, nga ana tjeter e telefonit asnje pergjigje.

Pyetje të tjera:

Nga janë nisur?

Nga Belgjika.

Ku ndodhen tani? Keni ndonjë të dhënë?

Më tha se sheh dritat e varkave të tjera, po mbyten, Nxitoni.

 

Një funksionare e re, Letizia Nardacci, qe kishte turnin tregon se “në atë moment kishte shumë ankth, kishim nevojë që të mblidhnim sa më shumë informacione të ishte e mundur dhe sa më shpejt”.

U kërkua bashkëpunimi i karabinierëve të Baranzates: nga stacioni i tyre u nis menjëherë një veturë, duhet folur personalisht me burrin që telefonoi.

Djaloshi te gomonia që po mbytet quhet Santiliano P., është 16 vjeç; është nisur nga Shkodra në Shqipëri. Donte të shkonte në Londër. Për udhëtimin kishte paguar 12 mijë euro dhe ishte dërguar në Gand, në Blegjikë, ku do të mbahej nga një familje franceze: detajet nuk janë ende shumë të qarta, por nga ajo që kuptohet, pas bllokimit të Calais, trafikantët/skafistët e Veriut po i zhvendosin bazat e tyre në Lindje.

Ai kishte marre numrin e xhaxhait, por të shtunën natën e telefonoi nga një numër anglez (ndoshta një telefon që i ishte dhënë nga skafistët). Pas asaj telefonate numri nuk jepte më sinjal.

Polciia nis aksionin, kontakte me Londrën, përpjekje lokalizimi. Nga Folkestone, pranë Dover, u nis një helikopter; dy anije shpëtimi dolën në det. Gomonia shihej dy milje larg brigjeve dhe fuste uje. Në bord u pane dy shtetas anglezë dhe 18 emigrantë shqiptarë (mes të cilëve një grua dhe dy fëmijë).

Pas orës 4 vjen një telefonatë nga Interpoli: Operacioni përfundoi. Shpëtuan të gjithë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura