Telashe të mëdha për Dortmundin në garën për titull, Haland dëmtohet përsëri

Jan 22, 2022 | 21:03
SHPËRNDAJE

Borusia Dortmund sot ka fituar 3-2 ndaj Hofenhajm për të mbajtur të hapur luftën për titull me Bajernin. Por për skuadrën e Marko Rose, jo gjithçka ka shkuar siç shpresonte, pasi lajmi i keq ka ardhur nga Erling Haland.

haland

Sulmuesi norvegjez i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 6 të duelit, por pastaj filloi të shfaqte probleme fizike, duke marrë edhe trajtimin e mjekëve në pjesën e parë.

Por në fraksionin e dytë të lojës, ai u desh të ndalej pasi nuk mund të vazhdonte më sepse ndjente dhimbje në rrëzë të kofshës. Kështu, në minutën e 62 ai u desh të linte fushën e lojës për t’i bërë vend Vitsel, duke shqetësuar jo pak shokët e skuadrës dhe stafin teknik.

 

 

“Duhet të shohim më mirë situatën. Nuk di të them aktualisht se çfarë problemi ka Haland”, theksoi trajneri Rose pas përfundimit të sfidës. “Por ky pushim dyjavor vjen në momentin e duhur për ne pasi mund të trajtojmë futbollistët që kanë probleme”, theksoi tekniku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura