Tefik Osmani godet sërish: Duhet të dëgjoni regjisorin që është mbrapa skenës

Aug 2, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Vazhdon “telenovela” Tefik Osmani. Mbrojtësi korçar, i cili pritet t’i bashkohet Skënderbeut, ka goditur sërish me një postim të tijin në “Facebook”.

tefik-osmani-658x370

Korçari, i cili shquhet për thumbimet e tij dhe shprehjet filozofike, kësaj here bën apel se duhet të dëgjohet “regjisori” dhe jo atë që është duke folur në skenë.

“Njerëzit po besojnë atë që është në skenë duke folur. Duhet të dëgjojnë dhe (regjisorin) që është mbrapa skenës  duke pritur të flasë”, shkruan Osmani në “Facebook”.

Osmani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura