Teatri i ri kombëtar, ja ikonat e artit që shkuan në prezantimin e projektit

Mar 12, 2018 | 19:05
SHPËRNDAJE

Në mjediset e Kryeministrisë u prezantua sot projekti i Teatrit të ri Kombëtar, që do të ofrojë një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

Për t’u njohur me projektin e ri të pranishëm ishin edhe ikonat e skenës së teatrit dhe të artit shqiptar duke filluar nga Robert Ndrenika, Tinka Kurti, regjisori Piro Milkani, Kujtim Çashku dhe Altin Basha.

462abdf9-d8ca-435e-9c63-0abf21018a51

Gjithashtu,  në sallë ishin të pranishëm edhe Kastriot Çaushi, Artan Imami, Hervin Çuli, Armando Bora, Zana Çela, Laert Vasili, Gazmend Paja, Gent Hazizi, aktori Malaj etj.

Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

0606f5d7-b72f-4a2b-9f89-356a0e5dfb6f 863f7848-d0a9-4475-aff9-87449d970607 IMG_20180312_173903-1024x1024

Robert Ndrenika,

 Tinka Kurti,

 regjisori Piro Milkani,

Kujtim Çashku,

Altin Basha.

Kastriot Çaushi,

 Artan Imami,

Hervin Çuli,

Armando Bora,

Zana Çela,

 Laert Vasili,

Gazmend Paja,

Gent Hazizi,

aktori Malaj etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura