Të zhvishesh për karrierë, Eliona Pitarka: Pse më bindi Tur Hyskaj të lë lajmet

Oct 22, 2015 | 12:23
SHPËRNDAJE

Modelja Eliona Pitarka, e cila u bë e njohur në “Zjarr TV” si një nga spikeret që guxoi të jepte lajme me xhaketë zbërthyer, këtë sezon televiziv ndryshon profil. Ajo është një nga protagonistet e spektaklit të humorit “Grand Hotel 2XL”, ku del në skenë me bikini.

eliona1
25-vjeçarja, mbesa e aktorit të njohur të teatrit Sulejman Pitarka, pas modës bën realitet ëndrrën e hershme të aktrimit pa pasur asnjë kompleks, qoftë edhe me ekspozimin e linjave. Për ofertën që i bëri Tyrjan Hyska dhe skenat humoristike me Erand Sojlin, Julian Dedën, Albano Bogdon etj., Eliona flet për gazetën “Panorama”…

Largohesh nga “Tv Zjarr” dhe nis një eksperiencë të re në spektaklin e humorit “Grand Hotel 2XL”. Kush ta bëri ofertën?

Oferta më erdhi nga vetë drejtori i këtij spektakli, Turjan Hyskaj.

Si ndihesh në këtë show humori. Është aktrimi ambicia jote më e madhe?

Përveç emocioneve, duke qenë se është eksperienca ime e parë si aktore, absolutisht që ndihem shumë mirë. Aktrimi më ka pëlqyer që e vogël, edhe pse nuk arrita ta ndiqja si degë. Kështu që jam shumë e lumtur që më jepet mundësia të jem pjesë e një formati të tillë, e për më tepër me aktorë aq profesionistë, siç janë në “Grand Hotel 2xl”.

eliona2

Guxove duke u shfaqur me rroba banje para publikut, diçka që rrallë ndodh. Nuk është problem për ty?

Edhe pse jam ende amatore përsa i përket aktrimit, unë jam një modele profesioniste që prej shtatë vjetësh. Kështu që daljen në publik me rroba banjo e shoh si diçka krejtësisht normale.

Por në këtë show primar është humori. Të bësh publikun për të qeshur është e vështirë për ty?

Më besoni që është me të vërtetë shumë e vështirë të bësh publikun të qeshë. Sepse, siç thashë, eksperienca e parë dhe emocionet bëjnë të veten! Por stafi dhe aktorët e mrekullueshëm dhe profesionistë, pjesë e “Grand Hotel 2XL”, si Julian Deda, Albano Bogdo e Erand Sojli, ma kanë bërë më të thjeshtë. Aktorët e show-t janë një ndihmë shumë e madhe për mua, sepse me profesionalizmin e tyre më bëjnë të ndihem komode në shfaqje.

Fakti se mund të identifikohesh si vajza që zhvishet në ekran pa problem, çfarë ndjesie të shkakton?

Eliona-zjarr-111

Nëse prej aq shumë këngëtareve, modeleve etj. që zhvishen do të isha e vetmja që do të identifikohesha si e tillë, atëherë ndjesi e mirë besoj. (qesh)

Cila është pika më e fortë e fizikut tënd, dhe do guxoje të avancoje zhveshjen duke dalë topless në skenë, për shembull?

Unë ndihem mirë me çdo pjesë të trupit tim dhe kujdesem shumë për të, për shkak edhe të profesionit. Por jo, topless nuk do të dilja.

KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura