“Të vendosur në arritjen e 5 prioriteteve”- Haxhinasto: Me ndryshimet në statutin e PL synojmë t’u përgjigjemi kërkesave për një parti më aktive dhe më dinamike

Apr 19, 2024 | 14:42
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, deklaratë për mediat, është shprehur se sot do të zhvillojnë mbledhje dhe do të shqyrtohen dokumentet e 5 prioriteteve si dhe draft-statuti, të cilat më pas do të shkojnë në Konventën e PL-së për t’u miratuar.

haxhinasto

Haxhinasto deklaroi se janë të vendosur të arrijnë 5 objektivat, ku primar për ta është ndalimi i shpopullimit të vendit.

Ndër të tjera ai tha se me ndryshimet ne statut, synimi kryesor përgatisim është që t’u përgjigjet kërkesave të momentit për një parti më aktive, të hapur dhe dinamike.

Deklarata:

Sot në orën 18:00 kemi mbledhjen e Komiteti drejtues të Partisë së Lirisë, do të shqyrtohen dy dokumente të rëndësishme. Së pari 5 prioritetet e PL-së që do të çohen më pas për miratim në Konventën e partisë së Lirisë. Dokumenti tjetër i rëndësishëm është draft-statuti i PL-së që do të paraqitet dhe do të shqyrtohet për t’u çuar në Konventë.

Në krye të 5 prioriteteve qëndron ndalimi i shpopullimi me objekti të qartë që Shqipëria të ketë 4 milionë banorë.

Prioriteti i dytë madhor është rritja e pagave dhe pensioneve mbi nivelet e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.

Prioriteti tre është investimi te kapitali njerëzor, arsimit dhe gjithçka që ka të bëjë me përgatitjen e të rinjve

Prioriteti 4 është bujqësia dhe ushqimi. Ulja e kosotove të jetesës.

Së fundmi, jo nga rëndësia, prioriteti është Shqipëria një fuqi eksportuese.

Sa i takon statutit, synimi kryesor në këto ndryshime që përgatisim është që t’i përgjigjet kërkesave të momentit për një parti më aktive, të hapur dhe dinamike dhe besojmë se me ndryshimet të cilat synojmë,  t’i realizojmë plotësisht.

Mund të them se statuti e shton dimensionin politik dhe ka përcaktuar qartë arritjen e 5 objektivave. Ka fuqizuar shumë meritokracinë si një vlerë e rëndësishme për ngjitjen në karrierë në radhët e partisë së lirisë dhe ka krijuar mundësi reale që anëtari i thjeshtë të ngjitet në strukturat vendimmarrëse të partisë.

Është ndarë drejtimi i partisë në pjesë politike dhe ekzekutive që të kemi efikasitet më të madh në formulimin e politikave dhe zbatimin e tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura