Të vaksinuar me dy doza, infektohen tre persona te skuadra e lojtarëve shqiptarë në Serinë A

Dec 30, 2021 | 7:31
SHPËRNDAJE

COVID-19 po prek çdo skuadër europiane, ku një ndër to së fundmi është dhe ekipi i Empolit të tre lojtarëve shqiptarë, Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.

Olivieri.Empoli.2020.21.esulta.750x450

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi toskan me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj teksa shkruajnë se janë infektuar tre persona.

Nuk përmenden emra saktësisht, por klubi i Empolit bën me dije se janë të vaksinuar me të dyja dozat dhe janë vetë-izoluar në bazë të protokollit anti-COVID.

 

 

Një lajm i keq ky për skuadrat europiane ku për shkak të festave të fundvitit priten të bëjnë pa lojtarët e tyre për arsye të infektimit me Koronavirus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura