Të shtënat në Shkodër/ Flet bashkëshortja e prokurorit Vat Staka

Feb 12, 2016 | 22:55
SHPËRNDAJE

Të shtënat me armë në qytetin e Shkodrës rreth orës 22:00, kanë ndodhur pranë banesës së prokurorit, Vat Staka. Por, ngjarja nuk ka lidhje me prokurorin pasi të shtënat kanë qenë pranë një banese të braktisur aty pranë, në lagjen “Qafë Hardh”.

shkoder-plagosje

Bashkëshortja e prokurorit, Violeta Staka thotë se ngjarja nuk ka të bëjë aspak me familjen e saj.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për të cilët ende nuk ka informacion për personat e përfshirë në konflikt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura