Të shtënat me armë zjarri/ Zbardhet emri i shënjestrës, u qëllua pak metra larg shtëpisë. Pamje nga vendi i ngjarjes

Aug 25, 2022 | 22:08
SHPËRNDAJE

Panorama.al mëson se personi ndaj të cilit është qëlluar me armë zjarri në Shkodër është Alban Bruçi, i cili për fat të mirë nuk ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pak metra larg banesës së tij.

Bruçi ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Audi” ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt tij.

Nga këqyrja paraprake e makinës, janë vënë re se plumbat kanë deportuar në njërin prej xhamave të tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policise

Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura