Të shtënat me armë në Laç, policia jep detaje: Ja e vërteta

Nov 22, 2017 | 10:20
SHPËRNDAJE

Një sherr me dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Një prej tyre ka qëlluar në ajër edhe është larguar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për arrestimin e autorit të të shtënave.

policia-naten-620x330

 

Informacion paraprak

Me datë 21.11.2017, shtetasi P. K. 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një konflikt me shtetasin Z.Ll. 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç.

Më pas shtetasi P.K. është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se shtetasi Z. Ll. ka gjuajtur në ajër.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një gëzhojë .

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdon puna për kapjen e shtetasit Z.Ll për hetime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura