Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Teksas, vriten 14 nxënës dhe një mësues

May 24, 2022 | 23:17
SHPËRNDAJE

Të paktën 14 nxënës dhe një mësues janë vrarë pasi një person hapi zjarr në një shkollë fillore në Teksas të martën, tha guvernatori i Teksasit Greg Abbott.

Capture

Pak pas orës 12:00 të pasdites me orën lokale, një person qëlloi brenda shkollës fillore Robb në Uvaldem, Teksas.

Abbott deklaroi në një konferencë për shtyp se autori ishte banor në Uvalde, Teksas. Ai shtoi se personi i armatosur doli nga automjeti dhe hyri në ambientet e shkollë.

Paraprakisht raportohet se autori është vrarë pasi oficerët hapën zjarr ndaj tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura