Të shtëna me armë në një furrë buke, plagosen dy shqiptarë dhe një shtetas i huaj

Jan 22, 2022 | 18:52
SHPËRNDAJE

Një sherr mes 4 personave në Athinë ka përfunduar me plagosjen me armë të 3 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30 me orën lokale në një furrë buke në zonën e Voulas në kryeqytet.

konfliktteshtenamearme

Sipas mediave fqinje, të plagosur kanë mbetur dy shqiptarë dhe 1 iraken. Një person është futur në furrën e bukës dhe ka hapur zjarr ndaj tre personave.

Më pas, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja me një fuoristradë të zezë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet për një atentat të dështuar.

TË plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin trajtim mjekësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura