Të riut nga Tirana i vënë prangat, në furgon kishte 24 shtetas të huaj. Ja ç’thotë policia

Sep 26, 2019 | 10:32
SHPËRNDAJE

Policia ka vene ne pranga nje te ri 26 vjecar, pasi u kap duke transportuar me furgon 24 shtetas te huaj.

arrestim

Arrestimi i tij eshte bere ne kuader te operacionit policor te koduar “Memëlishti”.

Ai akuzohet per veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap ne flagrance duke transportuar 24 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

NJOFTIMI I POLICISE 

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisaritit të Policisë Pogradec dhe Sektorit të Policisë Rrugore në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se një shtetas po transportonte shtetas të huaj nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve Europiane, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Memëlishti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipëm u kap nga patrulla e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës, 24 shtetas të huaj.

Nga ana e Policisë, po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura