Të premten takimi me qeverinë, por ja kur mund të nisë kampionati

Oct 22, 2020 | 12:30
SHPËRNDAJE

Të martën u bë takimi i dytë në nivel ekspertësh, mes Ministrisë së Financave dhe Ligës Profesioniste të Futbollit. Në fund të tij, ishte deputeti Fidel Ylli dhe presidenti i Ligës, Edvin Libohova, që bënë me dije se pritet një përgjigje nga qeveria, e cila do të vijë ditën e premte nga kryeministri.

lIGA PROFESIONISTE

Liga Profesioniste e Futbollit në momentin që është futur në diskutime me qeverinë për plotësimin e katër pikave ka bërë një ndarje të tyre në dy aspekte të veçanta. Një është ai i tri ligjeve dhe tjetri është ligji për sponsorizimet. Së pari, futbolli kërkon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave te Tatimet dhe duket se ekspertët te Financat kanë rënë dakord që në rast se do të pranohet kjo pikë, atëherë do të kërkohet nga kryeministri një vullnet për të miratuar ligjin që diçka e tillë të bëhet për të gjithë bizneset.

Sa i përket ligjit për sponsorizimet, sporti pret vetëm dakordësimin e formulës dhe skemës nga qeveria, pasi referuar shumës së buxhetit që pritet të hiqet nga arka e shtetit në adresë të sportit, është gjetur gjuha e përbashkët. Deri të premten pritet një reagim, nga kryeministri ose ministrja e Financave për të katër kërkesat e Ligës Profesioniste. Pritet që kampionati të nisë të mërkurën, nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët.

PNORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura