Të përndjekurit, 2810 emrat e rinj që marrin paratë

Dec 29, 2015 | 9:34
SHPËRNDAJE
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Lista zyrtare, ndahet dëmshpërblimi për trashëgimtarët e të dënuarve

Janë 2810 ish-të përndjekur, familjarët e të cilëve do të përfitojnë këtë prag ndërrimi viti dëmshpërblimin.
Ministria e Financës ka publikuar dje listën zyrtare me emrat e përfituesve, nga të cilët 2306 marrin këstin e dytë dhe 504 këstin e parë. Në njoftim theksohet se trash-ëgimtarët e të dënuarve, që kanë emrin në listë, duhet të plotësojnë dosjen me dokumentacionin e nevojshme, përkatësisht numër llogarie aktive dhe certifikatë personale, dhe menjëherë pas kësaj do të bëhet edhe kalimi i parave në bankë për secilin prej tyre në shumat respektive.

Ndërkohë, ata që i kanë depozituar së fundmi duhet vetëm të verifikojnë llogarinë bankare, pasi u ka kaluar pagesa. “Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës, në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme”, bëhet e ditur nga Financat.

Janë 3.5 miliardë lekë të mbetura nga fondi vjetor për kategorinë e të dënuarve që nuk jetojnë, të cilat do të shpërndahen duke qenë se fondi i adresuar për të gjallët është zeruar në gjysmën e parë të këtij viti. Sakaq, në njoftimin e Financave jepen sqarime edhe për rastet me dënim kapital. “Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e Gjendjes Civile.

Kur për arsye të njohura në Gjendjen Civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga Gjendja Civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast, si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative”.

Per te pare listen e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura