“Të ndalet menjëherë shembja e Teatrit”- Reporteri për Shqipërinë në PE i bashkohet deklaratës së eurodeputetit gjerman

May 17, 2020 | 12:48
SHPËRNDAJE

Edhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian David Lega i bashkohet deklaratës së eurodeputetit gjerman, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

MEP-david-lega-1

Bashkë me eurodeputetin Gahler, ai i bën apelon Edi Ramës që të ndalë dhunën ndaj aktivistëve e artistëve të ndalë shembjen e godinës e të dialogojë me shqiptarët e me Europa Nostra.

Deklarata e përbashkët:

“Shembje e godinës së Teateit Kombëtar gjatë natës sot. Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj  thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në  vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar. “

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura