Teatri/ Përfaqësuesi i PPE për zgjerimin: Rama të ndalë shembjen e paligjshme të ndërtesës. Dialog të menjëhershëm me…

May 17, 2020 | 12:25
SHPËRNDAJE

Eurodeputeti Michael Gahler (Gjermani) dhe përfaqësues për çështjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të PPE në Parlamentin Europian kërkon nga kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar.

1C75606F-16B7-41CB-8739-FFEA4DB03D93_w1023_r1_s

Ai bën gjithashtu thirrje për ndaljen e dhunës ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve.

 

Reagimi i plotë:

Shembje e godinës së Teateit Kombëtar gjatë natës sot. Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj  thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në  vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura